“Gërmoni më thellë,” Johnson pritet t’u bëjë thirrje anëtarëve të NATO-s: Shpenzoni më shumë për Mbrojtjen

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson pritet që t’u bëjë thirrje anëtarëve të NATO-s që të “gërmojnë më thellë” dhe të investojnë më shumë për të modernizuar mbrojtjen në Evropë.

Britania e Madhe shpenzon më shumë se 2% të GDP në mbrojtje, por anëtarët e tjerë nuk e kanë plotësuar ende këtë target të vendosur nga aleanca. Shpenzimet ushtarake do të arrijnë në 2.3% këtë vit, njoftoi qeveria e vendit duke theksuar se 1.3 miliardë paund do të shkojnë si “mbështetje të jashtëzakonshme” për Ukrainën.

Boris Johnson do t’u thotë udhëheqësve në samit se pas pushtimit të Ukrainës, dekada e ardhshme do të jetë më e rrezikshme. Ndërkohë, kujtojmë se të martën Turqia hoqi veton për t’i hapur rrugën Finlandës dhe Suedisë që t’i bashkohen aleancës së mbrojtjes, duke hapur kështu edhe rrugën për zgjerim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu