Gërvalla: Deri në fund të vitit do presim të aplikojmë për statusin kandidat të BE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, njoftoi sot se janë duke bërë përgatitje që deri në fund të vitit të dorëzojnë aplikimin për statusin e vendit kandidat të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë për media, Gërvalla tha se Kosova i plotëson të gjitha parakushtet për një kandidaturë të tillë, por se janë duke pritur momentin e përshtatshëm për ta dorëzuar aplikimin.

Sa i përket aplikimit për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, mendojmë se Kosova i plotëson të gjitha kushtet për këtë dhe do të presim deri në fund të vitit për të zgjedhur momentin e përshtatshëm, për ta dorëzuar aplikimin”, u shpreh kryediplomatja.

Më tej ajo deklaroi se do të punojnë intensivisht që një aplikim i tillë të jetë i suksesshëm. Mes tjerash, Gërvalla foli edhe për procedurat pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ne presim që procesi të mos zgjasë aq shumë sa ka zgjatur për disa vende të rajonit. Procesin e kemi të shëndetshëm dhe gëzon përkrahje politike nga një numër i madh i vendeve anëtare të KiE-së”, përfundoi ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu