Gërvalla e Kasami diskutojnë për bashkëpunim RTK-Komunë e Tetovës

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka vizituar Radio Televizionin e Kosovës, ku është pritur në takim nga drejtori i RTK-TV-së, Rilind Gërvalla.

Drejtori Gërvalla e njoftoi kreun e Komunës së Tetovës lidhur me punën që po bën transmetuesi publik në informimin e qytetarëve si në Kosovë dhe më gjerë.

Ai tha sa Tetova ka pasur rol të rëndësishëm në çështjen e Kosovës duke përmendur edhe vitet e 90-ta, si dhe mbështetjen për protestat studentore të Kosovës të vitit 1997.

Gërvalla tha Tetova si qendër shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka qenë vatër studentore dhe mediatike. Po ashtu Gërvalla shprehu gatishmërinë që RTK të jap kontributin e saj në avancimin e dy anshëm.

Nga ana tjetër kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, tha se RTK luan rol të rëndësishëm në informimin jo vetëm në Kosovë, por edhe në Tetovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se RTK përcillet nga ana e qytetarëve të Tetovës dhe është dritare e informimit për ta. Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të kenë takime tjera që do të thellojnë bashkëpunimin mes Komunës së Tetovës dhe RTK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu