Gërvalla ka njoftuar se: Qeveria ia ndalon hyrjen ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiqit

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka njoftuar se sot i është ndaluar hyrja në Kosovë, Vuk Jeremiqit, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

“Mbështetja e Jeremiqit në parlamentin serb për atë që e kanë quajtur ‘riintegrim’ i Kosovës së pavarur në Serbi është i ngjashëm me planin e Putinit për ‘riintegrimin’ e Ukrainës – pra një recetë për luf*të” – tha Gërvalla në Facebook.Ajo shtoi se Evropa dhe SHBA-të duhet të vëzhgojnë me vëmendje veprimet e klasës politike në Serbi dhe në rajon.

“Kosova nuk do të tolerojë urrejtjen dhe agresionin ndaj një shteti evropian dhe demokratik. Evropa dhe SHBA-të duhet të vëzhgojnë me vëmendje veprimet e klasës politike në Serbi dhe në rajon. Radikalizimi i ish-drejtuesit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është vetëm një paralajmërim më shumë se oreksi i Serbisë dhe Rusisë për territore nuk është ngopur ende” – tha tutje Gërvalla.

Sipas saj, Rusia dhe Serbia nuk do të ndalen së krijuari gjithnjë e më shumë tensione në Ballkan për aq kohë sa SHBA-të dhe Evropa nuk dërgojnë sinjale të qarta duke kërkuar nga Serbia njohjen e realitetit të ri në Ballkan pas luftërave të saj shkatërruese.

Kosova dhe fqinjët e tjerë të Serbisë, të cilët ende nuk janë anëtarësuar në BE, as nuk janë sferë e ndikimit të Serbisë, dhe as nuk do të „riintegrohen“ ndonjëherë në „Botën Serbe“ të Vuçiçit dhe Putinit”-ka shtuar ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu