Gjakoset Rruga e Arbrit, tre persona kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Arbrit. Aksidenti ka ndodhur në segmentin Fushë Bulqizë-Shupenzë, në afërsi të ‘Urës së Gjoricës’ ku dy automjete janë përplasur mes tyre.

Nga kjo përplasje raportohet deri më tani për tre persona të vdekur dhe tre të plagosur.

Policia po punon per zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I. dhe M.I., si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I. Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M. dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjerë në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu