Gjashtë muaj nga pushtimi rus, Ukraina feston sot Ditën e Pavarësisë, Zelensky: Fundi i luftës është fitorja

Ukraina feston sot 31-vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik, një ditë e shënuar që e gjen vendin pjesërisht të pushtuar nga Rusia.

Sot gjithashtu bëhen 6 muaj nga nisja e pushtimit rus, dhe ukrainasit kanë treguar një rezistencë të pashembullt.

Gjatë fjalimit emocionues, presidenti Volodomyr Zelensky iu drejtuar vendit duke thënë se lufta nuk do të përfundojë me paqe, por me fitore.

“Një komb i ri u shfaq në botë më 24 shkurt në 4 të mëngjesit. Nuk lindi, por rilindi. Një komb që nuk qau, nuk bërtiti dhe nuk u tremb. Një që nuk iku. Nuk u dorëzua. Dhe nuk harroi. Cili është për ne fundi i luftës? Ne thoshim: paqe. Tani themi: fitore”, tha Zelensky.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu