Gjatë fundjavës pritet takimi Kasami-Thaçi

Takimet e liderëve shqiptarë janë intesifikuar ditëve të fundit, për koalicionime të mundshme në zgjedhjet e 12 prillit. Disa ditë më parë u takuan Bilall Kasami dhe Ziadin Sela për të arritur “ujdi” për të dal bashk në zgjedhje. Mbrëmë kreu i ASH-së Sela është takuar edhe me Afrim Gashin e Alternativës, duke shpresuar për koalicion.

Kreu i ASH-së insiston që në koalicionin opozitar të fusë edhe parti të pushtetit, gjegjësisht Alternativën. Siç mëson Tetovasot, në fundjavë pritet të takohet edhe Bilall Kasami me Menduh Thaçin, për të forcuar frontin opozitarë edhe më shumë, karshi BDI-së.

Ndryshe, në paraqitjet publike, kreu i BESËS Kasami ka deklaruar se është i gatshëm të hap edhe më shumë frontin opozitar që fitorja të jetë më e madhe më 12 prill. Ai gjithashtu u ka bërë apel edhe shoqërive civile, intelektualëve dhe gjithë atyre që e duan ndryshimin./ts.mk/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu