Gjendet trupi i pa jetë i futbollistes shqiptare

Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, është gjetur në fundin e Liqenit Como në Itali, kanë bërë të ditur mediat e atjeshme.

24-vjeçarja ishte shpallur e zhdukur të shtunën pasdite pas një aksidenti gjatë hedhjes nga barka, me ç’rast nuk ishte shfaqur më në sipërfaqe të ujit.

Pas kërkimeve katërditore, ekipet italiane të shpëtim-kërkimit të martën e kanë gjetur trupin e pajetë të Florijanës.

Roboti i posaçëm që ishte shfrytëzuar për kërkim nënujor e ka gjetur trupin e saj në thellësi prej 204 metrash.

Më pas, trupi është tërhequr deri në thellësi prej 20 metrash, ku zhytësit kanë mundur ta marrin dhe ta sjellin në anije, me të cilën trupi është dërguar në spitalin St. Anna.

Familja e Florijanës është njoftuar për gjetjen tragjike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu