Gjenerali amerikan: Izraeli po përgatitet për një sulm ndaj sistemit të mbrojtjes raketore S-300

Ushtria izraelite po përgatitet se si të shkatërrojë sistemet PVO të S-300 që Rusia i ka dërguar në Siri, tha ish atasheu ushtarak i SHBA në Rusi, gjenerali Peter B. Zwack për RIA Novosti.

Sipas tij, nëse sistemet S-300 nuk janë nën kontrollin e Rusisë, atëherë “përfundimisht do të jetë një situatë kur izraelitët do t’i shkatërrojnë”, sepse kjo është “shumë e rëndësishme” për ta.

Gjenerali thotë se prezenca e S-300 në Sirinë jugore, ku forcat izraelite po kryejnë veprime “kundër Iranit”, është “e papranueshme”.

Në të njëjtën kohë, prania e S-400 nën kontrollin e ushtrisë ruse në rajonet Hmeimima dhe Latakia është “çështja e dytë”, tha ai.

Ish-atasheu i përgjithshëm i ushtrisë amerikane, e kishte të vështirë për t’iu përgjigjur pyetjes, se çfarë do të jenë pasojat në marrëdhëniet ruso-izraelite, nëse sistemi S-300 Siri, do të shkatërrohet nga Izraeli.

“Nuk e di, nuk e di, sepse në përvojën time izraelitët u thonë rusëve: “Mirë. Këto tani janë sisteme S-300 në duartë e sirianëve. Nëse sirianët, me ndihmën e tyre, do të rrëzojnë avionët tanë, ne jemi të detyruar t’i shkatërrojm ato”, thotë gjenerali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu