Gjenerali amerikan: Pse Serbia pajiset me paisje të reja ushtarake nga kush frikësohet?

Gjeneral-koloneli amerikan Frenklin Ben Hodges ish-komandanti i forcave të NATO-së në Evropë ka vlerësuar se ShBA duhet të kenë rolin konstant të liderit në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, ndërkohë që është “shumë me rëndësi që ShBA të punojë së bashku me BE” ka thënë ai.

Ne pyetjen nëse i dërguari amerikan Grenell përsëri do të marr iniciativën pas shtyrjes së takimit të Shtëpisë së Bardhë, Hodges tha se nuk di nëse do ketë takim të ri, por do të ishte mirë që atë ta bëjnë diplomatët profesionist siç është Palmer.

Ai konsideron se liderëve të Prishtinës edhe Beogradit duhet të ju jepet hapësirë për bisedime dhe duhet të ruhen nga ndikimi i jashtëm, që tentojnë të ju thonë çka guxojnë edhe çka nuk guxojnë.

Hodges akuzoi Moskën se shfrytëzon Kishën që të bëj presion “ndaj udhëheqjes serbe”, ndërkohë që arritjen e marrëveshjes e vlerëson jetike për nxitjen e investimeve krahas pranisë konstante të ShBA-ve.

Në pyetjen për zgjedhjet amerikane ku në Serbi konsiderojnë se më mirë të fitoj Tramp, Hodges tha se nuk di a do të ishte ma mirë, por nënvizoi se administratës aktuale amerikane duhet dhënë mirënjohje për kthimin e interesimit për regjionin dhe dialogun.

Lidhur me mundësinë e sigurimit të aeroplanëve amerikan ushtarak për ushtrinë e Serbisë, Hodges tha se nuk di specifikat në lidhje me mundësinë e tillë.

Për ShBA shtoi ai do të ishte investim i mirë nëse ndihmon Serbinë në modernizimin e ushtrisë, por nga ana tjetër shtrohet pyetja pse Serbia po pajiset me pajime të reja ushtarake.

“Pse sigurohen pajime të reja nga kush frikësohet Serbia” tha ai.

Në vërejtjen se në Prishtinë kohë më parë kanë arritur “Hamer” amerikan, Hodges tha se secili komb ka obligim që të mbrohet, por duhet të ketë prioritete në lidhje me investimet.

“Mendoj se populli serb duhet të zgjedh a është prioritet infrastruktura, medicina apo mbrojtja, me rëndësi që të gjendet balansi” tha Hodges.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu