Titulli “gjeneral” është rangu më i lartë ushtarak i forcave tokësore të një armate, për të cilin duhet kryer akademinë ushtarake dhe të ketë përvojë të jashtëzakonshme në këtë fushë. Pra, të jesh gjeneral duhet të kesh përvojë ushtarake, por ka edhe nga ata që mbajnë këtë titull me krenari dhe nuk janë meritor për këtë, si Kim Jong-un, shkruan Gazeta Metro.
Kim Jong-un, i cili është trashëgimtar dhe udhëheqës i Koresë së Veriut, që nga viti 2010 pas vdekjes së babait të tij.
Kim Jong-un është gjeneral në Ushtrinë Popullore të Koresë, pa pasur fare përvojë ushtarake. Thuhet të ketë studiuar shkenca kompjuterike privatisht në Korenë e Veriut. Ai ka dy diploma, një prej Universitetit “Kim Irsen” dhe një tjetër nga Akademia Ushtarake Kim Irsen, megjithatë nuk dihet nëse i ka përfunduar me të vërtetë.
Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un është një nga liderët e botës më famëkeq dhe më të mistershëm. Sundimtari komunist erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij Kim Jong Il në dhjetorin e vitit 2011.
Që kur mori pushtetin Kim Jong Un raportohet të ketë bërë shumë ndryshime dhe dyshohet të ketë vrarë shumë njerëz, përfshirë anëtarë të familjes së tij, madje edhe gjysmë vëllanë Kim Jon Nam, në fillim të vitit 2017.










