Gjenerali maqedonas Gjurçinovski për vizitë në forcat e armatosura të Shqipërisë

Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral- llejtnant Vasko Gjurçinovski sot dhe nesër do të qëndrojë në Shqipëri me ftesë të shefit të Shtatmadhorisë së forcave të armatosura shqiptare, gjenerali i brigadës Bardhyl Kollçaku.

Në kuadër të vizitës, gjenerali Gjurçinovski do të merr pjesë në solemnitetin ushtarak në Tiranë me rastin e shënimit të 10 vjetorit të anëtarësimit të plotfuqishëm të Shqipërisë në NATO. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë më shumë se 150 përfaqësues të lartë ushtarak, mes të cilëve edhe ministra të Mbrojtjes dhe shefa të Shtatmadhorisë së ushtrive të shteteve anëtare të NATO-s dhe nga struktura komanduese të Aleancës.

“Kjo vizitë është mundësi e shkëlqyeshme për këmbim të mendimeve me përfaqësues të lartë ushtarak, veçmas për përvojat e tranzicionit të ushtrive në Aleancën e NATO-s ku do të jemi anëtarja e 30- të pas ratifikimit të protokollit për hyrje nga gjitha shtetet anëtare”, thonë nga Shtatmadhoria e ushtrisë sonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu