Gjeniale, kur Flori këndon për ndjenjat e të gjithëve, në vetë të parë (VIDEO)

Ditën e somte, Flori Mumajesi ka prezantuar në “Kënga Magjike” këngën “Plas”, një krijim artistik për dashurinë dhe plot me emocione.

Ai ka arritur ti përmbushë pritshmëritë tona, madje ti kaloi ato me këtë këngë që e prezanton në një rast tepër të veçantë, siç është 20 vjetori i këtij festivali. Gjithashtu kjo këngë është e dyta për Florin në këtë javë, pasi publikoi para pak ditësh dhe “Ja ke bo vetes”, në bashkëpunim me Brunon, një tjetër këngë që flet për dashurinë.

Askush nuk mund ti hedhë fjalët në këngë më mirë se Flori Mumajesi, të paktën kur bëhet fjalë për ndjenjat, por ndërkohë që shumica ato i trajtojnë si dedikime apo histori personale të tij, ne kemi një tjetër ide.

E është pikërisht ideja e gjenialitetit të një artisti si Flori, që në këngët e tij është i aftë të përfshijë ndjenjat që mund ti përjetojë çdo njeri. Një këngëtar por dhe një producent i kompletuar arrin që të krijojë këngë që kushdo ti këndojë përcjellin emocione, në rastin e Florit kemi punën e tij në këngë si Ronela Hajati-Vuj apo Kejsi Tola- Mua më ke. Por nga ana tjetër edhe këngët që i këndon vetë, gjetja e tij artistike është që të shfrytëzojë situatat te cilat çdo njeri mund ti kalojë, nuk ka rëndësi nëse ato janë për ndarje apo për një dashuri të re, dhe ti kthejë në art. Pra Flori këndon në vetën e parë ndjenjat e të gjithë njerëzve dhe këtë e bën shumë mirë.

Për këtë arsye çdo fans i autorit të këngës “Plas” por edhe fansat e muzikës shqiptare, i kanë këngët e tij aq të dashura e i përqafojnë menjëherë, pasi aty gjejnë veten e tyre, mbi të gjitha aty gjejnë fjalë dhe histori që i kanë kaluar të paktën njëherë. E që ta bësh këtë, nuk ka nevojë të fushësh historitë personale apo ndjenjat e tua në këngë, mjafton të jesh një artist i njerëzve si Flori. /Blitz

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu