Gjermania del me thirrje të re për Veriun: Të ndalen provokimet, palët t’i kthehen dialogut

Gjermania ka dalë me një thirrje të re pas tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Drejtoresha për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Sussane Schutz, ka kërkuar që të “ndalen të gjitha provokimet në kufirin Kosovë Serbi”.

Ajo në një postim në Twitter u ka bërë thirrje të dy palëve për de-pershkallëzim të situatës dhe për një takim sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Çdo provokim në kufirin Kosovë-Serbi duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të de-përshkallëzojnë situatën dhe të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetje e plotë për BE-në, Lajçakun dhe Borrellin”, ka shkruar ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu