Gjesti i jashtëzakonshëm i eurodeputetit për Shqipërinë në PE për të ndihmuar azilkërkuesit

Eurodeputeti dhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ka punuar për disa orë si arkëtar në një supermarket per te ndihmuar azilkerkuesit ne Gjermani.

Ai i ka publikuar fotot e kësaj eksperienca në profilin e tij në Facebook. Kjo nisëm e ndërrmarrë nga Fleckenstein kishte të bënte me mbledhjen e parave për azilkërkuesit në Gjermani, mes të cilëve ka edhe shumë shqiptarë.

Krahas fotove të publikuara në rrjete sociale eurodeputeti ka shkruar se ishte një eksperiencë zbavitëse dhe educative pasi në këtë mënyrë ai u njoh edhe me vështirësitë që ka një kasier në një supermarket.

“E madhe, pasi isha ulur për gjysmë orë në arkën e supermarketit Edeka në Hamburg, arrita të grumbulloj nga shitjet një shumë prej 650 euro. Më pas Edeka i grumbulloi paratë dhe ne shtuam të tjera duke arritur në fund një shumë prej 950 eurosh. Shumë kjo që do të shkojë për nismën “Miqtë e Azilkërkuesve”. Kjo ishte shumë zbavitëse dhe edukative. Më bëri të kuptoj shqetësimet e shitjes me pakicë dhe punën e vështirë të një arkëtari.”-shkruan Fleckenstein në rrjete sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu