Gjigantët spanjollë sfidojnë Interin dhe Napolin për Milenkovic

Performanca e tij ka bërë që tre klube të përplasen me njëra tjetrën për kartonin e tij. Duke u larguar nga Fiorentina, Nikola Milenkovic është joshës për shumë klube dhe tashmë një tjetër klub i është shtuar garës.

Sipas “Mundo Deportivo”, për mbrojtësin serb është i interesuar edhe Atletico Madrid.

Interi ruan kreun për të fituar shërbimet e tij, të cilin e shohin si zëvendësues të Skriniar, por edhe Napoli në rast largimi të Koulibaly.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu