Gjithçka në regull, Interi gjen akordin për mesfushorin e talentuar, gati transferimi për 45 milionë euro

Ndjekja e Interit për Nikolo Barelan mund të jetë drejt fundit, pas muajsh negociata. Sipas një lajmi të “Sky Sports” në Itali, mbrëmjen e sotme, drejtues të Interit dhe Kaljarit, janë takuar, dhe nga takimi del edhe tymi i bardhë.

Klubi zikaltër e ka rritur në 45 milionë euro ofertën për mesfushorin, dhe tashmë Barela pritet të bashkohet me ta, pasi lojtari refuzoi Romën, edhe pse verdhekuqtë çuan në 50 milionë euro ofertën.

Tashmë, të dy palët po diskutojnë vetëm formulën e duhur për të lejuar Interin që të shlyejë pagesën e lojtarit edhe më vonë. Barela pritet që të transferohet me një huazim, me detyrim blerje në fundin e sezonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu