Gjorçev: Eksod i paparë, nga Maqedonia po shpërngulen familje të tëra (VIDEO)

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se për shkak të paaftësisë së Qeverisë së Zaevit në Maqedoni po ndodh eksodi madh i shpërnguljeve të të rinjve.

Nga atje thonë se ditëve të fundit, javëve dhe muajve jemi dëshmitarë të një eksodi të paparë, e padëgjuar deri më tani të shpërnguljes nga Republika e Maqedonisë. Po shpërngulen nxënësit, po shpërngulen të rinjtë, po ikin e tërë familja.

“Do ua lexoj disa të dhëna të cilat janë shqetësuese. Konkretisht, Ambasada e Federatës së Republikës së Gjermanisë thotë dhe tregon se ka dhënë 75 viza në ditë, vëni re se kjo është rreth 1.500 të shpërngulur nga Republika e Maqedonisë vetëm për një vit. Për një vit po flasim për rreth 20 mijë njerëz, ndoshta edhe më shumë. Askush nuk e din numrin e vërtet”, tha Vllatko Gjorçev nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Ai shtoi se ambasada e Zvicrës jep të dhëna për numrin e 500 deri 700 vizave të dhënë në muaj. Në vend të jetës, Qeveria e Zoran Zaevit po sjell shpërnguljen, sjell eksodin e paparë nga Maqedonia, ku veçanërisht shpërngulen të rinjtë.

VIDEO:


1 Koment

  1. Ska vetem Zaevi fal edhe ti ke faj .po te ishe edhe ti ne vend te zaevit e njejta do te ndodhte
    Pse spo jep doreheqje nga puna largoju nga puna ben thirje per protesta bashk me te rinjt
    Beni thire per luft

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu