Gjorcev thotë se me 21 prill do numërojë fitoren

Vllatko Gjorçev në konferencë për media në Kuvend theksoi se do të fitojë që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale nëse nominohet nga VMRO-DPMNE-ja si kandidat në garë. Ai theksoi se vetë do t’i numërojë fitoret në komuna siç e bën tradicionalisht VMRO-DPMNE-ja në fitoret e saja.

“Gjysmë ore më 21 prill dot ë numërojmë me ‘Fituam në Prilep, fituam në Kriva Pallankë, fituam në Strumicë…’ Në të gjitha pesë zgjedhjet kur kam qenë bartës i listës gjithmonë kam fituar. Nuk ka qytet që nuk ka qëllim të fitojmë. LSDM le të mendojë se pse i ka gënjyer qytetarët. Do t’i fitojmë që në raundin e parë”, tha Gjorçev.

Ai shtoi se menjëherë do ta fillojë fushatën brenda partiake pas dorëzimit të kandidaturës në shpalljen publike.

Ai beson se me përvojën dhe dijen që e ka, do të arrijë t’i fitojë votat e qytetarëve.

Shpallja publike në partinë më të madhe opozitare për trashëgimtar të Gjorge Ivanovit do të zgjasë deri në fund të muajit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu