Gjuha, komunikimi dhe media

Shkrim për InfoShqip.com nga Donika Bakiu

Gjuha si bartës kryesor i informacionit është instrument kryesor i komunikimit. Semiologjia shkrihet me gjuhësinë edhe kjo vetë e parë si shkencë e përgjithshme e komunikimit. Jakobson siguron një model komunikimi që vjen nga modeli matematikë i këmbimit funksional të mesazhit duke e riformuluar këtë të fundit me terma gjuhësorë. Komunikimi kërkon elemente të tjera përveç dërguesit të mesazhit dhe marrësit, ndërtimi i një kontakti midis njerëzve, prania e një kodi të përbashkët, (ai i gjuhës) marrja parasysh e kontekstit. Pragmatika studion raportet midis gjuhës dhe përdoruesve të saj, si edhe ligjërimeve dhe konteksteve të tyre.

Ajo mendohet se shkon përtej studimit të sintaksës dhe semantikës pas zhgënjimeve të shkaktuara nga këto programe tëvështira si gjuhësia strukturale, gramatika gjenerative dhe semiologjia e komunikimit masiv.Gjuha konceptohet si e jashtme ndaj njeriut, si autonome, ajo prodhohet nga shoqëria; po ajo aq sa u lejon njerëzve tëshprehen, aq edhe u vendos shtrëngesa.

Mediat janë të rëndësishme për shumë arsye, përfshirë fuqinë e tyre të njohur për të përfaqësuar mënyrat e pranueshme sociale të të qënit apo lidhjes me të tjerët, si edhe të shpërndajë, ose zakonisht të mbajë, njohje publike, nderime dhe status grupeve të njerëzve.Ligjërimi mediatik është i rëndësishëm për atë që përshfaq në lidhje me një shoqëri dhe për atë që ajo kontribuon në karakterin e shoqërisë. Gjuha është parë në përgjithësi si një instrument, madje si instrument themelor, komunikimi. Gjuha e komunikimit sot është një sistem ku universe të ndryshme të saj ndikojnë te njëri-tjetri. Sot jemi duke u përqendruar në një botë të medies globale e sikur nuk duan të dalin prej kësaj bote, në këtë botë të medies globale zërat e shumë kulturave thërrasin e konkurojnë mes tyre për më shumë vëmendje bëjnë ‘’luftë’’ me njëra tjetrën .


1 Koment

  1. Gjuha kryesore e mediave eshte tregimi i se vertetes Ndryshe mediat nuk i degjon asnje Sado fjale te bukura te perdorin Do te thote qe media kollapset pa te verteten I shkon diploma, ne kosh te plehrave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu