Gjukanoviq: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë dialogun mes Kosovës e Serbisë

Presidenti i Malit të zi, Milo Gjukanoviq ka thënë se është shumë optimist për marrëdhëniet në mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ka thënë se dialogu është i mundur.

Gjukanoviq këtë deklaratë e ka dhënë pas takimit në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Për Gjukanoviqin, përvoja e zgjidhjes së çështjes së hapur në mes të Greqisë dhe Maqedonisë Veriore mund të jetë e çmuar edhe për ngërçe të tjera në rajon.

“E kam fjalën për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit”, theksoi lideri malazez, shkruan Top Channel.

Ai ka thënë se janë të interesuar që të gjejnë një epilog pozitiv për dialogun.

“Si fqinj të përgjegjshëm e të interesuar, ne punojmë në gjetjen e një epilogu pozitiv të këtij dialogu”, ka thënë ai.

Tutje Gjukanoviq ka thënë së beson që ky dialog është i mundur dhe i ka ftuar NATO’n dhe BE’në që të kontribuojnë në këtë dialog

“Besoj se është e mundur dhe e ftoj NATO-n që me angazhimin e vet në këtë rajon, së bashku me BE-në, të kontribuojë në atë që është opsioni i vetëm i Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar Gjukanoviq.

Gjukanoviq i ka pranuar Stoltenbergut se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhje mes Prishtinës e Beogradit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu