Gjukanoviq sulmon ashpër popat serbë: Kisha serbe në sherbim të imperializmit rus dhe nacionalizmin serbomadh

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se Kishës serbe i pengojnë të gjithë ata që nuk kanë mendime të ngjajshme për imperializmin rus dhe nacionalizmin serbomadh.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi kryepshkopi i kishës serbe në Mal të Zi, Amfillohije Radoviq, kishte thënë më herët se Gjukanoviq është vegël e imperializmit perendimor kundër Rusisë.

Sipas Gjukanoviq, deklarata të tilla janë marrëzira që kanë synim të pengojnë Malin e Zi në rrugën e emancipimit dhe inkuadrimin e standardeve që do ta bënin pjesë të shoqërive moderne.

Gjukanoviq tha po unë jam tradhëtar sepse nuk bashkëpunoj me Rusinë dhe Serbinë, sepse këto janë kundër shtetit të Malit të Zi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu