Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Balancuesin, Kostadinovski: Gënjeshtër dhe manipulim që kemi shfuqizuar të drejtat e cilësdo etni

Gjykata Kushtetuese sot shfuqizoi Balancuesin, mekanizmin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të etnive në institucione publike, përcjell TV21. Kryetari i kësaj gjykate, Darko Kostadinovski tha se janë gënjeshtra dhe manipulime konstatimet se janë shfuqizuar të drejtat e etnive.

“Gënjeshtër dhe manipulim është konstatimi se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka shfuqizuar të drejtat e cilësdo etni, kjo nuk është e vërtet! Siç ishte manipulimi se Gjykata me veprimin e saj për këtë apo cilëndo lëndë tjetër, mund t’i prish marrëdhëniet politike, etnike, ose të jetë shkas për destabilizim. Të gjithë, përfshi edhe politikanët, duhet t’i respektojnë vendimet e gjykatës”, theksoi mes tjerash Kostadinovski./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu