Gjykata Speciale konfirmon se Kadri Veseli po qëndron në Kosovë

Gjykata Speciale ka konfirmuar se Kadri Veseli është duke qëndruar në Kosovë. Në një njoftim për media nga Dhomat e Specializuara thuhet se përshkak të arsyeve humanitare që lidhen me vdekjen e babait të tij, Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka lejuar vizitën e Veselit.

Për shkak të arsyeve bindëse humanitare,, Gjykatësi i Procedurës Paraprake e ka udhëzuar Regjistrin që të mundësojë një vizitë nën kujdestari në Kosovë për z.Veseli për të mbajtur zi me familjen e ngushtë.

I akuzuari mbetet në ndalim paragjyqësor dhe në ndalim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke i përkrahur Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu