Gjykatat në të gjithë vendin hidhen në protesta, kërkojnë paga më të larta

Shkup, 15 nëntor, zhurnal.mk – Bllokadë dy-orëshe e gjykatave në të gjithë vendin. Të pakënaqur me vendimin që shtesa për paga të ketë vetëm për gjykatësit, nëpunësit lëshuan sot për dy orë Gjykatat. Ata gjithashtu kërkuan tu paguhet regresi vjetor, por gjithashtu rritje pagash paralelisht, me rritjen e pagës mesatare.

“Në shëndetësi, mjekët morën rritje që e paralajmëroi Qeveria. Por, duke vlerësuar që me ata punon edhe personel tjetër, ata vullnetarisht hoqën dorë dhe e zvogëluan përqindjen e tyre që rritje të marrin edhe kolegët e tyre. Këtu gjykatësit jo vetëm që asnjëherë nuk kanë hequr dorë nga ndonjë përqindje e caktuar, por asnjëherë nuk kanë iniciuar nismë që të flasin për pagat e administratës së gjykatave”, deklaroi Peco Grujovski- SPOGJ.

Në protestë me nëpunësit gjyqësor doli edhe kryetari i Penales, Ivan Xholev.

“Konsideroj që meritojnë paga më të larta gjegjësisht të ardhura më të mira. Bëhet fjalë për një prej nëpunësve më të vyeshëm në përgjithësi në vendin tonë”, tha Ivan Xholev- kryetar i Gjykatës Penale.

Ndaj protestës reagoi edhe ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska. Ajo tha se zëri i gjyqësorit dëgjohet vetëm kur bëhet fjalë për para, ndërsa kishte edhe një porosi për Xholevin.

“Unë sinqerisht pres që kryetari i Gjykatës Penale të dalë me protestë, ndikim tek kolegët e tij qartazi përse disa gjykime nuk caktohet nga tre muaj. Përse vjetërsohet lëndët në gjykatën e tij”, tha Renata Deskoska – ministre e Drejtësisë.

Sipas Deskoskës, Këshilli Buxhetor Gjyqësor paratë i ka ndarë në mënyrë lineare, pa analizuar nëse të gjithë gjykatësit meritojnë një shtete së tillë ekstra vjetore, që përndryshe është nga 2.500 deri më 19 mijë denarë plus nga rroga bazë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu