Gjyla Çeliku: Kam fuqi për ta rrëzuar BDI-në

Kryetarja e partisë së re Lëvizja Qytetare Evropiane-LQE në Maqedoninë e Veriut, Gjyla Çeliku ka theksuar për ‘Monitor’ se subjekti i tyre i sapoformuar ka kapacitet për të rrëzu BDI-në.

Ajo ka folur rreth vizitonit të subjektit të saj politik, ku ka theksuar se ata do të vendosin në vend një standard të ri të politikbërjes.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se ka kapacitete si subjekt politik për të rrëzuar BDI-në, një parti që po qeverisë gati 20 vite.

Kryetarja e “LQE”-së nuk ka përjashtuar as mbajtjen e protestave gjithë-popullore , ku siç deklaroi ajo, kundër çdo padrejtësie që iu është bërë shqiptarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu