Emisioni investigativ “Stop” në TV Klan ka transmetuar djeshme e sotme pamjet e një videoskandali, ku është përfshirë kreu i Gjykatëssë Gjirokastrës, Guximtar Boci.
Kreu i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi ka rreth 3 vjet në këtë post. Ai është 53 vjeç dhe babai i dy vajzave në moshë madhore.
Burime për BalkanWeb pohuan se sot Boçi hapte dasmën për vajzën e tij të dytë.
Ndërsa e madhja gjithashtu punon në një institucion shtetëror. Boçi ka qenë gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për më shume se 20 vjet.
Në tetor të vitit 2013 dhe korrik 2014, Guximtar Boçi ishte një prej gjyqtarëve të vlerësuar profesionalisht nga KLD./albeu