Godet djali i Adem Jasharit: A ka poshtërsi më të madhe se kjo?

Lulzim Jashari, djali i komandantit Adem Jashari, konsideron se 17 vjet pas luftës, Kosovës po i hapen plagë të panevojshme.

“Në një moment të caktuar, i madhi Sami Frashëri do të thoshte: Gjithsecili është detyruar t’i shërbejë atdheut të tij pa shpërblim. Nuk është për të qortuar edhe ai që i shërben atdheut të tij dhe shpërblehet. Por, nuk ka poshtërsi më të madhe sesa të vësh atdheun në rrezik për interesa personale. Andaj, i bëjmë thirrje klasës politike, për maturi e përgjegjësi ndaj shtetit të Kosovës.

E themi me keqardhje që 17 vjet pas luftës, Kosovës po i hapen plagë të panevojshme. Nuk është koha për krekosje e lavde. Nuk është koha t’i marrim Kosovës, por t’i japim asaj. Mos të shesim shpirtin për hir të shijes së gojës. Për hir të të pamurit të syrit dhe dhimbjeve të trupit. Nderi dhe lavdia u takon heronjve, dëshmorëve e martirëve. Ndërsa ne puna dhe detyra për shtet-ndërtim”, tha Lulzim Jashari, duke përfunduar me fjalët se të gjallëve u mbetët të punojnë dhe sakrifikojnë më shumë, në mënyrë që të çojnë në vend amanetin e brezave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu