Godet komandant Qufa: Pa regjistrim të popullsisë, s’ka zgjedhje

Sipas marrëveshjes së katër partive,në mesin e të cilave edhe dy parti shqiptare, u morën vesh për gjoja pastrimin e listës nga votues të dyshimtë. Por përveç shlyerjes nga lista e votuesve të vërtetë nuk bënë gjë. Mbrëmë, me skadimin e afatit u fshinë nga lista me mijëra shqiptarë duke u shpallur “votues fiktivë” dhe “qytetarë fiktivë”. Në ndërkohë votuesit e vërtetë fiktivë mbetën në listë. Ata askush nuk i kontestoi.
“Uniteti” mban qëndrim se nuk mund të ketë listë të besueshme zgjedhore, përderisa nuk ka regjistrim të besueshëm të popullsisë. Vendimet dhe marrëveshjet e subjekteve që më nuk e kanë besimin e qytetarëve shqiptarë janë në dëm të Shqiptarëve.Ky sistem i ka dëbuar shqiptarët nga të gjitha institucionet dhe kësaj radhe edhe nga e drejta e votës. Ata janë dëbuar edhe nga shteti për shkak të mungesës së kushteve për jetë dinjitoze.

Zylfi Adili nënkryetar i Unitetit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu