Godet Real Madridi: 120 milionë euro plus Modricin për Neymar

Edhe pse e dëshiron Barcelonën, Neymar mund të vesh fanellën e Real Madridit sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes katalunase Sport, Real Madridi i ka ofruar 120 milionë euro plus mesfushorin Luka Modric për të siguruar transferin e yllit të PSG-së Neymar.

Barcelona, ende nuk i ka shuar shpresat për brazilianin, por ata fillimisht duhet ta shesin Philippe Coutinhon para se ta kërkojnë ish yllin e tyre..

Por, duket se presindenti i Madridit, Florentino Perez ka bërë një hap para për t’ia marrë nga dora lojtarin rivalëve të tyre me të mëdhenj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu