Godet sërish ‘Taramelja’ i famshëm, bën pyetjet epike: ‘Çfarë e ka Sinan Hoxha, Enver Hoxhën?’

Sinan Hoxha, përveçse një prej këngëtarëve më të njohur në Shqipëri, njihet edhe për natyrën e tij të çiltër dhe përgjigjet e drejtpërdrejta, që jep në ekran.

Këtë të hënë ai iu është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve “Në Kurthin e Piter Pan”, mes të cilave edhe atyre të Xheison Baftit.Xheison: A e ke thirrur më ambulancën, apo tani zemra jote nuk sëmuret, sepse ke Andrrën?

Sinan Hoxha: Në fakt, kur e bëra këngën nuk kisha parasysh në të vërtetë ambulancën që të më vinte në momente të caktuara, por ashtu e kishte menduar tekstshkruesi. Tani kur e mendoj faktikisht nuk e thërras më sepse Andrra është gjithmonë aty.

Xheison: Kur ra Faja prej fikut, a u vra?

Sinan Hoxha: Jo, nuk u vra… ra edhe nga moni dhe nuk u vra, është mirë Faja.

Xheison: Çfarë e ke Enver Hoxhën?

Sinan Hoxha: Xheison ti i ke këto pyetjet me spec kështu…. Enver Hoxhën nuk e kam gjë, por nipin e tij e kam shok./tvklan


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu