Gol që vendos dy rekorde, Erling Haaland është “makineri” në Bundesliga

Erling Haaland do të thyejë shumë rekorde nëse vazhdon të shënojë kështu. Sulmuesi, i rikthyer nga dëmtimi, ka ndëshkuar dje skuadrën e Wolfsburg.

Norvegjezi bëhet lojtari më i ri që arrin kuotën e 50 golave në Bundesliga, teksa është 21 vjeç, 4 muaj e 6 ditë.

Jo vetëm kaq, pasi Haaland është ai që e arrin këtë shifër golash në vetëm 50 ndeshje, duke përmirësuar rekordin e Timo Konietzka që i kishte shënuar 50 gola pas 62 ndeshjesh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu