Golden State Warriors fiton ndaj Boston Celtics në ndeshjen e pestë të finales, një fitore më afër titullit të NBA

Basketbollistët e Golden State Warriors u afruan një hap më afër fitimit të titullit të NBA-së, pasi kaluan në epërsi në finalen e madhe kundër Bostonit me rezultat 3-2 në seri. ‘Luftëtarët’ shfrytëzuan fushën vendase në ndeshjen e pestë dhe fituan me rezultat 104:94, ku tash u mjafton vetëm një fitore për të marr titullin.

Steph Curry nuk ishte në nivelin e tij kur bëhej fjalë për gjuajtjet nga distanca, pasi humbi të nëntë tre pikëshit e gjuajtur dhe shënoi vetëm 16 pikë. Kjo nuk i pengoi vendasit ta marrin fitore, pasi në formë ishin Andreë Wiggins (26 pikë) dhe Klay Thompson (21 pikë).

Nga ana tjetër te Boston në nivelin e tij ishte vetëm Jayson Tatum që e mbylli ndeshjen me 27 pikë dhe 10 kërcime, por kjo nuk mjaftoi.

Bostoni do të presë ndeshjen e radhës, e cila do të luhet natën e së enjtes dhe të premte. Nëse Golden State fiton do të bëhet kampion dhe nëse Bostoni triumfon do të luhet një kryevepër në natën nga e hëna në të martë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu