Gostivar, babai ka tentuar ta godasë djalin e tij me veturë

Një 56-vjeçar nga Forina e Gostivarit ka tentuar ta godasë me veturë djalin e tij. Nga MPB thonë se ai fillimisht e ka sulmuar fizikisht djalin e tij, më pas ka tentuar ta godasë me veturë.

“Me datë 23.12.2022 në ora 16:30 në fshatin Forinë të Gostivarit, zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë në Çegran kanë privuar nga liria L.A.(56) nga fshati Forinë. Rreth orës 12:30 në afërsi të vendit të quajtur “Ara e Madhe”, mes fshatit Forinë dhe fshatit Çajle, pas një debati të mëparshëm ka sulmuar fizikisht djalin e tij 32-vjeçar dhe ka tentuar ta godasë me një automjet në të cilin më herët të dy ishin duke udhëtuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtrim përkatës”, thonë nga MPB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu