Gramoz Ruçi ngatërron Malajn me Ahmetajn: Do ju nxjerr jashtë

Seanca e gjatë parlamentare e ditës së sotme, e ka lodhur kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, i cili ngatërroi Arben Ahmetajn me Arben Malajn.

Teksa ministri për Rindërtimin pas tërmetit Arben Ahmetaj, mbaroi fjalën e tij në Kuvend, Ruçi e ngatërroi me Malajn, i cili kishte folur pak më parë për shkarkimi e tij nga BKSH.

“Faleminderit z. Malaj!”– tha Ruçi!, pas fjalimit të Arben Ahmetajt për dëmet nga tërmeti.

Salla: Është Ahmetaj!

Ruçi: Ka edhe kështu nga lodhja!

Por nuk është ndalur me kaq Ruçi, pasi në sallë ka pasur shumë zhurmë dhe ka kërkuar qetësi nga ministrat ose ndryshe kërcënoi se do ti nxjerrë jashtë nga salla.

Ruçi-ministrave: S’keni ardhur për muhabete këtu, do t’ju nxjerrë jashtë, po mbani qetësi!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu