“Gratë me kancer gjiri kërkojnë paruke, luftojnë në heshtje për të mos shqetësuar familjen e tyre”

Këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, të ftuarit kanë folur rreth parukeve dhe rëndësisë që ato kanë në jetët tona.

Drejtuesja e “Europa Donna Albania”, Donjeta Zeqa, preku një pjesë shumë të rëndësishme për sa i përket rolit të tyre. Duke ditur që ajo është pjesë e organizatës “Europa Donna Albania”, Zeqa ka marrë pjesë në shumë fushata aktive për gratë që janë duke luftuar me kancerin e gjirit, siç është edhe dhurimi i flokëve. Ata i kthejnë flokët në paruke dhe më pas ua dhurojnë personave që kanë këtë sëmundje.

Donjeta Zeqa tregon se ka gra, që janë prekur nga kanceri i gjirit, të cilat duan ta mbajnë të fshehtë këtë aspekt të jetës së tyre dhe kërkojnë paruke të ngjashme me flokët që kanë pasur. Këtë e aprovoi edhe ekspertja e parukeve, Uljanova Çali, ku u shpreh që ka pasur shumë raste të tilla, të grave e vajzave, që nuk duan të shqetësojnë familjarët e tyre, ndaj vendosin ta vazhdojnë këtë “luftë” vetëm.

Donjeta Zeqa: Sigurisht që të gjitha gratë që kalojnë në procesin e trajtimit… jo çdo lloj trajtimi bënë të mundur rënien e flokëve sepse varet edhe nga terapia në të cilat kalojnë, varet në stadin në të cilën kapin kancerin e gjirit. Prandaj, po përfitoj pak që të bëj një thirrje: sa më shpejtë të kapet aq më e lehtë është. Madje mund të shmangim edhe këtë pjesën e rënies së flokëve nëse terapia është më e lehtë. Sigurisht që përballja me rënien e flokëve është e vështirë psikologjikisht. Gra të ndryshme e përjetojnë në mënyrë të ndryshme. Ka nga ato që nuk duan fare të mbajnë paruke dhe mbajnë shall ose kapele. Por ka nga ato gra, që as nuk e tregojnë që janë të prekura me kancer gjiri dhe duan ta gjejnë paruken aq shumë identike me flokët e tyre, sa njerëzit dhe shoqëria përreth mos ta kuptojnë që po kalon procesin…

Uljanova Çali: Më fal, edhe vetë familja, më kanë ndodhur shumë raste të tilla. Është për t’u çuditur. Shumë me karakter të fortë femra. Brenda familjes e kanë ruajtur, kanë kaluar një vit, kanë ndenjur me paruke gjithë kohës brenda familjes, vetëm se kanë pasur prindërit e sëmurë, të prekur jo me zemër, me tension, dhe që mos t’i bëjnë keq prindërve…

Donjeta Zeqa: Mos t’i shqetësojnë.

Uljanova Çali: Është shumë e dhimbshme dhe bravo!

Katerina Trungu: Çfarë force që ta përballosh vetëm.

Uljanova Çali: Vetëm fare, o Zot, është shumë e ndjeshme!

Donjeta Zeqa: Sigurisht që me ne mund të lidhen përmes kontakteve që kemi në rrjetet sociale, përmes mjekëve, onkologjikut dhe njerëzve që na sugjerojnë dhe na njohin. Por për fatin e keq, momentalisht kjo fushatë është në pauz. Ne të gjitha paruket që kemi në gjendje, mundohemi t’i shpërndajmë tek ata që kanë më shumë nevojë.

Katerina Trungu: Përse ka një pauz?

Donjeta Zeqa: Pauza ka ndodhur për shkak të situatës financiare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu