Gravenberch zbarkon te Bayern Munich, mungon vetëm zyrtarizimi: Jam i lumtur që janë në këtë klub të madh

Ryan Gravenberch ka zbarkuar sot në Munih, për të përmbyllur transferimin nga Ajax te Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë kanë arritur marrëveshje me klubin holandez për mesfushorin që shkëlqeu sezonin e fundit në Eredivisie.

Bild që e intervistoi lojtarin pas mbërritjes në selinë e klubit, ka dhënë edhe detajet e marrëveshjes, duke shkruan se Ajax do të përfitojë 18.5 milionë euro, ndërsa 5.5 milionë të tjera do të shkojnë në në formën bonusesh.

20-vjeçari Gravenberch ka nënshkruar me Bayner Munich deri në vitin 2027.

“Bayern është një klub i madh, mendoj se ne duhet të fitojmë tituj të mëdhenj këtu. Dhe kjo është ajo që shpresoj, jam i lumtur që ndodhem në Mynih”, deklaroi Gravenberch.

Noussair Mazraoui, anësori i djathtë maroken, ishe blera e parë, ndërsa holandezi pasi të zyrtarizohet nga klubi, do të jetë i dyti.

Objektivi i madh i Bayern Munich është Sadio Mane nga Liverpool. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu