Grenell reagon pasi SHBA nuk e ftoi Kosovën për Samitin e Dhjetorit, kritikon ashpër Bidenin

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas mos-ftesës së presidentit Biden për Kosovën dhe Serbinë në Samitin e Demokracive që mbahet në dhjetor në SHBA, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se Biden po përbuz Kosovën dhe Serbinë.

Siç është shprehur ai, Biden po vazhdon të luajë lojëra politike në rajon, teksa sipas tij këtë nuk e bënte paraardhësi i Biden, Donald Trump.

“Biden përbuz Kosovën dhe Serbinë. Ai i rikthehet të luajturit politikë në rajon. Trump kujdeset thellë për njerëzit e Ballkanit”, ka shkruar Grenell.

Ky i fundit, siç tha Grenell ka punuar në të mirë të ekonomisë së rajonit duke nxitur krijimin e vendeve të punës dhe “duke hedhur poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit”.

Më poshtë postimi i plotë i tij:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu