Ish-Emisari Special i Presidentit Trump, Richard Grenell sërish është përfshirë në debatin mbi Marrëveshjen e Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë dhe vizitën e tij në Ballkan. Grenell ka shkruar në Twitter se administra e presidentit Biden haptas përkrah Marrëveshjet ekonomike të Trumpit.
Kjo pasi një gazetar amerikan ka kritikuar presidentin Trump se po mundohet të bëjë politikën e tij të jashtme në Ballkan edhe tani që s’është më president.
“Reporteri radikal nuk e di se administrata e Biden haptas përkrah Marrëveshjet Ekonomike të Trumpit për Kosovën dhe Serbinë”, ka shkruar Grenell.
Kujtojmë se vizita e Grenell në Kosovë shkaktoi reagime të ashpra edhe në SHBA.
Kjo pasi që atje vizita e Grenell dhe cilësimi që më pas ish-presidenti Trump i bëri të njëjtës, u konsiderua si “diplomaci në hije”, diçka për të cilën vet Trump sipas mediave kishte kritika gjatë kohës që ishte president. Grenell në Kosovë nuk u takua me ndonjë lider shtetëror.









