Greqia e shqetësuar nga “Abdul Hamit Khan” turk

Turqia pritet të ngrejë sërish termometrin, duke paralajmëruar një sfidë në Mesdheun Lindor, shkruajnë mediat e Athinës. Konkretisht, Ministria Turke e Energjisë e vendit njoftoi se platforma e shpimit “Abdul Hamit Khan”, “do të shkojë në vendin e saj të punës në fillim të gushtit”.

Anija e katërt e shpimit e Turqisë do të fillojë operimet në Detin Mesdhe në gusht, sipas Fatih Donmez, ministri i energjisë dhe burimeve natyrore të vendit, sipas Agjencisë Anadolu të Turqisë.

Gjatë një vizite në Mersina në Turqinë jugore, ku anija është ankoruar, Domez tha se anija, “një nga pesë anijet e gjeneratës së shtatë në botë, ka teknologjinë më të fundit dhe do t’i bashkohet një flote prej tre të tjerash për operacione hidrokarbure”. “Vendi ka ndërmarrë aktivitete shpimi në ujërat e tij për katër vitet e fundit,” vuri në dukje ai.

Anija është 238 metra e gjatë, 42 metra e gjerë dhe ka një kapacitet prej 200 anëtarësh ekuipazhi, ndërsa është e lyer bardhë e kuq dhe e “qëndisur” me flamurin turk. Mediat turke kishin raportuar se do të operonte në Mesdheun lindor, por deri më tani nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare.

Anija do të vazhdojë punën e saj në ‘Atdheun Blu’ dhe tashmë po nxit interesin e qytetarëve”, raportoi në fund të qershorit kanali turk A Haber.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu