Greqia përgatit dëbimin e mbi 11 mijë shqiptarëve

Të dhënat e plota për vitin 2017, janë siguruar nga policia dhe janë raportuar pranë Avokatit të Popullit të Greqisë, mbi shtetësinë e të huajve që presin në qelite e komisariateve për t’u deportuar.

Shifrat e larta tregojnë se nga 13,439 të dëbimit të detyruar, 11,111 prej tyre janë emigrantë shqiptarë, që përbëjnë 83%.

Mbi të gjitha nga ky raport i policisë del qartë numri i lartë i të huajve që vuajnë dënimin për t’u deportuar.

Sa i përket të paraburgosurve, policia greke (ELAS-i) informoi Avokatin e Popullit se më 1 nëntor 2017 në Qendrat e Para-Deportimit mbaheshin gjithsej 2,598 të huaj, një numër që është mbi 60% më i madh se numri korrespondues i 1,583 të burgosurve në vitin 2016. Numri përkatës i të huajve që do të kthehen por që mbahen në ambientet e paraburgimit të policisë më 1 nëntor 2017 ishte 974 persona, gjë që konfirmon paraburgimin derisa të gjenden vende të lira.

Përvec paraburgosjes probleme kryesore të ngritura në vitin 2017, lidhur me procedurat e kthimit janë si: Informacion i pasaktë i të burgosurve në procesin e kthimit, së bashku me një mungesë të plotë të interpretimit. Interpretimi është i rëndësishëm për të gjitha të drejtat e të burgosurve, veçanërisht pasi qendrat e ndalimit bashkëjetojnë me kategori të ndryshme të të burgosurve, thekson nga ana e tij Avokati i Popullit te Greqisë.

Por mbi te gjitha vlen për t’u theksuar se Greqia si një vend pritës i emigrantëve ku mbi 60 për qind janë shqiptarë, ka bërë me dhjetëra studime për këtë komunitet, në një kohë që Shqipëria ende nuk ka bërë asnjë gjë thuajse për emigracionin shqiptar në Greqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu