Greqia uron shqiptarët për hapjen e negociatave me BE-në, Mitostakis: Jemi fqinji juaj, gëzohemi për ju

Edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis uroi sonte nëpërmjet një video mesazhi nga sheshi ‘Skënderbej’ ku po bëhet festa e madhe në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe çeljen e negociatave me BE, Shqipërinë dhe shqiptarët për hapjen e negociatave me BE-në.

Teksa uron shqiptarët për këtë sukses, Mitsotakis tha se Greqia ka qenë mbështetës i madh për perspektivën evropiane të rajonit dhe Ballkanit Perëndimor që prej Samitit të Selanikut në vitin 2003.

Urimi i kryeministrit grek:

“I dashur Edi, të dashur qytetarë të Shqipërisë fqinje jam shumë i lumtur që marr pjesë në festimet tuaja. Urime të gjithëve për arritjet tuaja. Sot gëzojmë me ju, sepse besojmë se ju e keni merituar. Greqia ka qenë një mbështetëset i madh i perspektivës evropiane për të gjithë rajonin dhe Ballkanit Perëndimor që prej Samitit të Selanikut në 2003-in, duke luajtur rolin e avokatit mbrojtës për ju. Greqia si fqinji juaj i afërt ju uron më të mirat. Urime Shqipëri!”- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu