Griezmann merr për “dore” Barcelonën, katalanasit dhurojnë spektakël ndaj Betisit (VIDEO)

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare ndaj Betisit, në “Camp Nou”, me rezultatin 5-2.

Skuadra e Ernesto Valverdes, ka arritur të përmbysë rezultatin, me Grizmanin protagonist, i cili shënoi 2 gola dhe dhuroi një asist.

Fekir kaloi Betisin në avantazh në minutën e 15-t dhe i dha shumë shpresa skuadrës së tij për një rezultat të mirë.

Por, Griezmann nuk mendoi kështu dhe me dy gola në minutën e 41-t dhe të 50-t përmbysi gjithçka. Perez, Jordi Alba dhe Vidal me një asist të Griezmann, kanë mbyllur llogaritë për katalanasit, të cilët pësuan dhe një gol nga Loren në minutën e 79-t.

Një fitore që kënaq tifozët dhe risjellë entuziasmin, pas humbjes nga Atletico Bilbao javën e kaluar.

Video


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu