Gruaja më e pasur në Azi: Pse e humbi më shumë se gjysmën e pasurisë në një vit?

Gruaja më e pasur e Azisë ka humbur më shumë se gjysmën e pasurisë së saj vitin e kaluar, pasi kriza që ka pllakosur tregun e pronave në Kinë vazhdon të përkeqësohet.

Sipas gazetës Guardian, duke cituar Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, Yang Huiyan, aksionerja kryesore e Country Garden, zhvilluesi më i madh i pasurive të paluajtshme në Kinë, ka parë rënien e pasurisë së saj me pothuajse më shumë se 52% në hapësirën e disa muajve.

Më konkretisht, ajo ra në 11.3 miliardë dollarë nga 23.7 miliardë dollarë një vit më parë.

Pasuria e Yang u godit rëndë të mërkurën e kaluar kur aksionet në Country Garden të listuar në Hong Kong ranë 15% pasi kompania tha se do të shiste aksione të reja për të mbledhur para. Kjo është prova më e qartë se asnjë kompani nuk është e sigurt nga kriza e zgjatur e pasurive të paluajtshme në Kinë.

Yang e fitoi pasurinë e saj kur babai i saj, themeluesi i Country Garden, Yang Guoqiang, ia transferoi aksionet e tij asaj në vitin 2005. Më pas ajo u bë gruaja më e pasur në Azi. Por tashmë mund të humbasë “titullin” pas Fan Hongwei, një manjati në industrinë e fibrave kimike, i afrohet rrezikshëm me një pasuri prej 11.2 miliardë lekësh.

Kujtohet se një shtrëngim i qëndrimit të autoriteteve rregullatore në Kinë ndaj kompanive në tregun e pasurive të paluajtshme me borxhe të tepërta në vitin 2020 rezultoi që ish-gjigantë si Evergrande dhe Sunac të ishin në prag të falimentimit. Blerësit në të gjithë vendin, të zemëruar nga vonesat në ndërtimin dhe dërgesat e pronave të tyre, kanë filluar të ngrijnë pagesat e hipotekës për shtëpitë që janë shitur përpara përfundimit të ndërtimit.

Ndërsa Country Garden ka mbetur për një kohë relativisht i padëmtuar nga kriza që ka tronditur industrinë, njoftimi i të mërkurës së kaluar se planifikon të mbledhë më shumë se 343 milionë dollarë nëpërmjet shitjes së aksioneve (pjesërisht për të shlyer borxhin) “frikësoi” investitorët, me rezultatet e lartpërmendura. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu