Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mbrëmë rreth orës 2 pas mesnate në rrugën “Kosova” në Shtip.
Sipas njoftimit të policisë, pas një zënke mes bashkëshortëve E.D.(41) dhe gruas së tij pa kurorë Xh.S.(45), kjo e fundit, ka rrëmbyer thikën nga kuzhina, dhe ia ka ngulur në kokë shtetasit E.D.
Bashkëshorti i gruas është dërguar menjëherë në spitalin e Shtipit.
Policia ka njoftuar se ka qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale për t’ia hequr thikën nga koka, por që tashmë, burri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar gruan dhe po e mban atë në ambientet e paraburgimit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet ër zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu