Gruaja shpërthen në lot para Ramës: Më nxirrni vëllain nga gërmadhat

0
3 views

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në Thumanë, Durrës aty ku tërmeti ka shkaktuar dëmet më të mëdha në njerëz dhe dëme materiale.

Një zonjë me lot në sy ka shpërthyer menjëherë pasi ka parë kryeministrin Rama duke i kërkuar dëshpërimisht ti nxirrnin nga gërmadhat vëllain dhe nusen.

“Më nxirrni vëllain dhe nusen nga gërmadhat”- tha ajo me lot në sy.
Kryeministri Rama shoqërohej në Thumanë nga Brace dhe nga Lleshaj, ndërsa ende nuk ka bërë një komunikim për mediat nga kjo zonjë.

Termeti:

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm.

Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa.

Deri më tani raportohet për 16 viktima dhe mbi 600 të plagosur.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here