Grubi: Ja e vërteta e emërtimit ILINDITASE (VIDEO)

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka zbuluar dhe zbërthyer të vërtetën e e propozimit kontrovers Ilinditase që është pjesë e emrit të Maqedonisë.

“Emërtimi në maqedonisht është Republika Ilindenska Makedonija, Republic of Ilinden Macedonia në anglisht, kurse në shqip për arsye se kjo fjalë nuk ekziston, shqiprimi pas konsultimit me shumë gjuhëtar i bie që emri i ri i shtetit të jetë Republika Ilinditase e Maqedonisë. Është një fjalë e re që futet në fjalorin shqip, por duhet të them që është një propozim i dakorduar mdis dyja palëve.”, theksoi për Klan Kosova, Artan Grubi, deputeti dhe shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, përcjellë INA.

Megjithatë, Grubi tha se ky është vetëm një propozim i dakorduar midis dy palëve që duhet të kalojë nëpër konsultime të mëdha në Maqedoni, por edhe në Greqi.

Mirëpo pak orë më vonë kryeministri grek Aleksis Cipras në mënyrë indirekte hodhi poshtë këtë propozim.(INA)

Intervista nga minuta e 22:35


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu