Grubi nga Forumi i Prespës: Po i tejkalojmë pengesat bashkë me fqinjët, për t’u ankoruar në portin e BE-së

Në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog është mbajtur panel diskutimi me temë “Projekti europian i paqes për Ballkanin Perendmor”, ku nikoqir ka qenë Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Grubi theksoi se nga viti tjetër do të bashkohen forcat me Ministrinë e Jashtme dhe nëpërmjet ribrendimit të forumit në “Peace Forum Dialogue” të përfshihen në një konferencë të përbashkët edhe reflektimet mbi marrëveshjen e Ohrit, dhe me shpresë që deri atëherë do të përmbyllet edhe marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bulgarinë.

Forumi i sotëm po mbahet në rrethana vendimtare për përfundimin e rrugëtimit tonë pajtues, në ditët finale të një dialogu bilateral, të lehtësuar sërish nga dashamirët e vendit tonë”, tha mes tjerave Grubi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu