Grubi: VMRO gënjen paturpësisht, Bechteli në Serbi ndërtoi sipas ligjit special, pa tender si dhe më shtrenjtë se tek ne

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka reaguar sërish ndaj shpifjeve të opozitares VMRO-DPMNE për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D.

Grubi kësaj herë ka krahasuar punën e Bechtel Enka-s në Sërbi, për autostradën e cila dje u përurua dhe kushtoi më shtrenjtë se në Maqedoni, duke sqaruar në detaje të gjithë punën financiare dhe organizative të kompanisë.

Më tej Grubi shton se asgjë nuk mund të ndaloj ndërtimin e këtij projekti, as tentativat e VMRO-DPMNE-së dhe Levicës.

Statusi i plotë:

VMRO gënjen, edhe atë gënjen shumë dhe paturpësisht, ose thjeshtë nuk dijnë! Bechtel dhe Enka në Serbi ndërtojnë autostradën: Pa tender Me Ligj special Me Kontratë të njejtë sikur edhe ne Me shtrenjtë se tek ne Me Konsulent shumë më të shtrenjtë se te ne
Të nderuar qytetarë: mos të ju gënjejnë: asgjë nuk mund ta ndalon dot ndërtimin, vetëm e shtrenjton dhe e zgjat. Bllokada e VMRO dhe Levica mund ti kushton qytetarët mbi 100 milion euro dhe dy vite ndërtim më të gjatë të autostradave. Deputetët vendosin nëse autostradat do të ndërtohen më shpejtë dhe më lirë ose më ngadalë dhe më shtrenjtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu