Gruevski faleminderon dhe vlerëson Ahmetin

Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në konferencën e unionit të grave të kësaj partie faleminderoi partnerin e tij të koalicionit në Qeveri, Ali Ahmeti, për siç tha, është i vetmi që e ka thënë ate që të tjetër vetëm e kishin menduar, transmeton Libertas.

“Me këtë rast dua ta faleminderojë zotëriun Ahmeti, për shkak se ai është politikani i parë që publikisht dhe pa asnjë qime në gojë e pruri punën e Prokurorisë Speciale me hyrjen e Maqedonisë në NATO. Gjegjësisht me realizimin e agjendës politike, dhe jo agjendës së sundimit të së drejtës. Kur të merret parasysh se për anëtarësimin në NATO është e nevojshme vetëm zgjidhja e emrit, atëherë fjalia e tij mund të përkthehet: Prokuroria Speciale të punojë derisa Maqedonia nuk e ndërron emrin. Faleminderit Ahmeti. Me të vërtetë, me vetëdije ose jo, i pari është ai që e tha se cili është qëllimi i formimit të Prokurorisë Speciale, dhe përse dikush kërkon vazhdimin e punës së saj”, theksoi Gruevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu